Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka përfunduar hetimet për inceneratorin e Elbasanit. Prokurori i çështjes ka njohur këtë të enjte avokatët e ish-ministrit të Mjedisit, Lefter Koka dhe Klodian Zotos. Ndërkohë mbrojtja ka 10 ditë kohë për pretendimet e saj dhe më pas dosja shkon në Gjykatë.
Një javë më parë avokati mbrojtës i Lefter Kokës paralajmëroi fakte të reja. Koka u arrestua më 14 dhjetor me urdhër të SPAK.
Ndaj tij janë 2 masa ‘arrest me burg’, për inceneratorin e Elbasanit dhe atë te Fierit.
Ndërsa të premten, GJKKO rrëzoi kërkesën e Kokës për heqje të masës së sigurisë për inceneratorin e Fierit.
SPAK pretendon se Koka ka përfituar përmes ryshfetit 5 milionë eurosh për ndërtimin e 2 inceneratorëve.