SPAK hoqi dorë për çështjen e “patronazhistëve”, Meta: Nuk jam i zhgënjyer

Presidenti Ilir Meta u pyet sot nga gazetarët se çfarë mendonte për vendimin e Prokurorisë së Posaçme (SPAK) që ka hequr dorë nga çështja e patronazhistëve duke thënë se nuk ka pasur korrupsion në zgjedhjet e 25 prillit.

Meta u përgjigj se nëse këto lajme janë të vërteta nuk zhgënjehej sepse i beson qëndrimeve të Transparency International për këtë çështje.

“Unë i qëndroj vlerësimeve të Transparency International për këtë çështje, sepse ka mbajtur qëndrim shumë të qartë sipas parimeve më demokratike, më të avancuara, dhe nuk jam i zhgënnjyer nga asnjë lloj lajm i tillë nëse është i vërtetë”, tha Meta./albeu.com


Shtuar 2.10.2021 11:00