SPAK firmos marrëveshje bashkëpunimi me Prokurorinë e Kosovës

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) firmos marrëveshje bashkëpunimi me Prokurorinë e Kosovës.

Ky është një hap mes prokurorive të dy vendeve, që do të thellojë bashkëpunimin duke shkëmbyer edhe informacione e dokumente për të luftuar krimin, korrupsionin, pastrimin e parave e financimin e terrorizmit.

Kreu i SPAK, Arben Kraja tha se bashkëpunimi nuk ka munguar edhe më parë, por që tani me nënshkrimin e marrëvjeshjes do të ketë bashkëpunim më të thellë meqë do të shkëmbehen edhe informacione të cilat do të nevojiten për të zbuluar dhe luftuar krimin në këto dy shtete./albeu.com


Shtuar 2.06.2021 12:04