SPAK e mori të pandehur, Gentjan Gjyli i ARRSH-së shtyn kameramanin (VIDEO)

Drejtori i Autoritetit Rrugor Shqiptar (ARRSH), Gentian Gjyli, është marrë zyrtarisht i pandehur nga SPAK, nën akuzën për shkelje të barazisë në tendera.

Pas daljes nga SPAK, Gjyli madje edhe ka shtyrë kameramanin që e filmonte.

Hetimet kanë përfshirë gjithashtu edhe anëtarët e Komisionit të Vlerësimit të Ofertave, të cilët dyshohet se kanë bashkëpunuar në këtë shkelje të rregullave ligjore të prokurimeve publike.

Gjyli u paraqit sot në ambientet e Prokurorisë së Posaçme, prej nga doli me statusin e të pandehurit në një çështje që ngre pikëpyetje mbi transparencën dhe integritetin në ndarjen e fondeve publike për investimet infrastrukturore.


Shtuar 13.05.2025 15:30