SPAK dorëzon në GJKKO dosjen “Partizani” për Berishën dhe Malltezin

Prokuroria e Posaçme (SPAK) ka mbyllur hetimet për dosjen “Partizani” duke e çuar në GJKKO.

Të pandehur për këtë dosje janë Sali Berisha, dhëndri i tij Jamarbër Malltezi, biznesmenët Fatmir Bektashi e Xhimi Begeja dhe noterja Andia Pustina.

Përfaqësuesit e akuzës Arben Kraja dhe Enkeleda Millonai dorëzuan të martën e 15 tetorit materialin në gjykatë, teksa kjo e fundit pritet që të hedh shortin për të caktuar trupën gjykuese ku në listën e 10 gjyqtarëve nuk përfshihet emri i Irena Gjokës.


Shtuar 15.10.2024 19:29