Sot u betua si deputete, Ori Nebijaj bën reagimin e parë: Uroj të bëhet më e mira!

Orjela Nebijaj është betuar sot në Kuvendin e Shqipërisë, duke u bërë kështu deputete e Partisë Demokratike.

Përmes një postimi në Instagram, ish-moderatorja e programit “Për’puthen” ka bërë dhe reagimin e parë.

“Me bekimin e Zotit, uroj të bëhet më e mira për të gjithë ne”, shkruan Nebijaj.

Gjithashtu sot është betuar dhe Petrit Doda si deputet i PD-së.

Kujtojmë se Nebijaj në Kuvend është vendor në vend të Grida Dumës e cila dha dorëheqje dhe tashmë është bërë pjesë e botës së televizionit, duke drejtuar emisionin “Your Story” në Top Channel. Ndërsa Doda do të zëvendësoje Petrit Rushajn që dha dorëheqje nga mandati i deputetit për të hequr dorë nga jeta politike./albeu.com