Kreu i PD-së Sali Berisha, përmes një postimi në Facebook, ka njoftuar se planet për protestën e thirrur në 12:00 në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, vijojnë normalisht dhe e përshkruan tubimin si një uragan të paparë.
“Sot tirani lebetitet! Uragan i paparë në ora 12:00 në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”! #sb”, shkruan Berisha.
Kujtojmë se sot në Tiranë po zhvillohet samiti i rëndësishëm mes Bashkimit Europian dhe Ballkanit Perëndimor, ku marrin pjesë 27 liderë./albeu.com