Sot pedagogët bojkotojnë mësimin, kërkesat që kanë për Qeverinë

Prej 3 javësh, pedagogët kanë paralajmëruar se do të bojkotojnë nisjen e vitit të ri akademik. Në protestat e tyre, ata kërkuan nga Qeveria një takim për të rënë dakord për rritje pagash. Ata kanë bërë një listë me 9 kërkesa për të cilën thonë se afati për të negociuar tashmë ka kaluar. një nga pikat që këmbëngulin më tepër është rritja e pagës me 30% këtë vit dhe 20% vitin tjetër.

Në universitetin “Ismail Qemali” në Vlorë ky vit ka nisur me afro 55% të kuotave të regjistrimit të plotësuara, mesatarja më e ulët e studentëve në programet e studimit.

Degë si mësuesia, fizika, matematika dhe kimia janë në kuotat minimale dhe rrezikojnë ende mbylljen.

Universiteti i Vlorës ka pasur këtë vit rreth 1200 kuota të lira, ndërsa numri i studentëve të regjistruar nuk i kaoon 700.

Situatë e ngjashme edhe në Universitetin e Elbasanit, ku nga 2573 kuota janë plotësuar vetëm 1435.

Pedagogët e Universitetit “Aleksandër Xhuvani” në orën 10:15 do të mblidhen në Fakultetin Ekonomik dhe Qendror për të kërkuar rritje të pagës.

Në universitetin “Luigj Gurakuqi” të Shkodrës janë regjistruar 950 studentë, ndërsa në total janë rreth 5 mijë në të gjitha nivelet. Këtë vit asnjë program nuk është mbyllur.

Rektorja e universitetit, Suzana Golemi ka deklaruar se mbështet fuqishëm protestën e pedagogëve dhe ka theksuar se nuk ndo të merret vasnjë masë ndaj atyre që bojkotojnë mësimin.

Ndërsa pedagogët në Korcë kanë shprehur mbështetjen e tyre për kolegët por ditën e sotme ata kanë nisur mësimin në auditore.

Kërkesat e pedagogëve

-Rritja e pagave për pedagogët dhe stafin ndihmës
-Rritja e financimit për kërkimin shkencor
-Rivendosja e shtesave mbi pagë për ‘Dëshmëri shëndeti në punë’
-Rritja e shtesës mbi pagën për vjetërsinë në punë
-Rritja e pagesës së orëve të ngarkesës suplementare
-Rivlerësimi i orës mësimore pasi ka zbritje prej 50% të pagesës së orës mësimore si rezultat i mosfierencimit të orës mësimore të leksionit.
-Rishikimin e tatimit prej 23% mbi pagesën e ngarkesës suplementare
-Të pezullohet deri më 2026 zbatimi i pikës c) të paragrafit të 3, i Kreut III të VKM Nr.112, datë 23.2.2018 për kriteret e marrjes së titullit “Profesor”.
-Të bëhet transparencë mbi buxhetin dhe të ardhurat e universitetet publike./albeu.com