Ditën e sotme nis zyrtarisht fushata elektorale në Shqipëri.
Kreu i delagacionit të Be-së në Shqipëri dhe Shefat e Misioneve të Shteteve Anëtare të BE-së në Shqipëri kanë bërë thirrje që partitë politike dhe kandidatët të përqendrojnë debatet e tyre në programet e tyre përkatëse politike dhe në reformat që ata synojnë të paraqesin për të përmirësuar jetën e të gjithë qytetarëve.
Po ashtu në thirrjen e tyre theksohet se fushata elektorale të bazohet në respekt të ndërsjellë, dialog dhe përmbajtje dhe zhvillohet në një mënyrë paqësore pa retorikë inflamatore ose gjuhë urrejtjeje.
“Fillimi i fushatës zyrtare është rasti që partitë politike dhe kandidatët të përqendrojnë debatet e tyre në programet e tyre përkatëse politike dhe në reformat që ata synojnë të paraqesin për të përmirësuar jetën e të gjithë qytetarëve.
Në këtë moment, ne kujtojmë rëndësinë e dialogut politik konstruktiv dhe gjithëpërfshirës, siç ilustrohet veçanërisht në konsensusin e gjerë ndërpartiak që çoi në marrëveshjen e 5 qershorit të Këshillit Politik mbi reformën zgjedhore. E njëjta frymë duhet të frymëzojë një fushatë elektorale që bazohet në respekt të ndërsjellë, dialog dhe përmbajtje dhe zhvillohet në një mënyrë paqësore pa retorikë inflamatore ose gjuhë urrejtjeje.
Zgjedhjet transparente, gjithëpërfshirëse, të lira dhe të ndershme dhe respektimi i rezultatit të tyre janë të rëndësishme për të siguruar legjitimitetin e Asamblesë së re dhe të Qeverisë së re. Ne kemi besim në të gjitha institucionet përkatëse shqiptare dhe aktorët politikë për të vepruar në përputhje me standardet ndërkombëtare dhe me vendimet e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.
Ne inkurajojmë qytetarët e Shqipërisë të ushtrojnë të drejtën e tyre për të votuar duke respektuar të gjitha masat kundër pandemisë COVID-19.
Ne i mirëpresim dhe mbështesim përpjekjet e organizatave të shoqërisë civile shqiptare për të vëzhguar fushatën zgjedhore dhe procesin e Ditës së Zgjedhjeve. Komuniteti ndërkombëtar po mbështet dhe monitoron në mënyrë aktive të gjithë procesin e përgatitjes dhe kryerjes së zgjedhjeve, para së gjithash përmes misionit ODIHR. Delegacioni i BE-së dhe Ambasadat e Shteteve Anëtare të BE-së gjithashtu do të vizitojnë një numër të madh të vendvotimeve ditën e zgjedhjeve.
Ne qëndrojmë me vendosmëri me Shqipërinë në rrugën e saj të pranimit në BE.’- thuhet në deklaratën e tyre. /albeu.com/