Sot, pasuritë e gruas së të ndjerit Admir Murataj, koka e grabitjes së Rinasit, i janë sekuestruar pasuritë e patundshme me vlerë 2 milionë euro. Aryeja pse janë sekuestruar është sepse e kanë burimin nga veprimtaritë kriminale e Muratajt.
Në 9 prill 2019 Admir Murataj, që u konsiderua nga Prokuroria si “koka” e grabitjes, me anë të një furgoni me mbishkrimin “Hetimi tatimor”, u fut në aeroport dhe bashkë me të paktën 3 persona të tjerë, morën në momentin që po ngarkoheshin në avion 7 thasë me para.
Dy vëllezërit nga Elbasani Klement dhe Eldi Çala u arrestuan në mars 2020 në një vilë në Qerret, të dyshuar si autorë dhe drejtues të grupit të grabitësve të blindave me para në Rinas. Klement Çala ishte në kërkim si person i dyshuar për të gjitha grabitjet në aksin Tiranë-Kashar-Rinas.
I dyshuar për këtë ngjarje është edhe i shumëkërkuari Talo Çela, por çështja në ngarkim të tij është ndarë pasi vazhdon që të jetë në kërkim nga autoritetet.
Por çfarë deklaroi gruaja e Admir Muratajt në lidhje me bashkëshortin e saj dhe për grabitjen e bujshme?
Bashkëshortja e tij, aso kohë, u shpreh se nuk e kishte takuar dhe as të kishte kontaktuar me të prej shumë vitesh. Madje, siç ka deklaruar ajo, që prej arratisjes së tij nga burgu i Trikallasë në vitin 2013, nuk kishte asnjë informacion se ku kishte qëndruar apo se me kë shoqërohej. Në këto rrethana, edhe dëshmia e saj nuk ishte asnjë ndihmë për hetimet apo të hedhë dritë rreth ndonjë personi të mundshëm, me të cilin Murataj mund të ketë bashkëpunuar gjatë grabitjes./albeu.com