Sot heshtje zgjedhore, Shqipëria pak orë larg ditës së votimit

Na ndajnë më pak se 24 orë nga zgjedhjet e 25 prillit, teksa dita e sotme përkon me heshtjen zgjedhore, pas mbylljes së fushatës elektorale.

Për 30 ditë, partitë politike kanë zhvilluar fushatë elektorale nga veriu në jug të vendit duke hpalosur programet e tyre politike.

Heshtja zgjedhore nënkupton pushim nga çdo lloj aktiviteti politik, nuk lejohet fushata e as mesazhe si nga partitë, por edhe nga kandidatët.

Mbrëmjen e djeshme dy partitë më të mëdha zgjodhën të mbyllin fushatën në Vlorë nga ana esocialistëve dhe në Tiranë nga demokratët.

Nesër nis procesi i votimit që do të zgjasë nga ora 7:00-19-00 i cili do të përcaktojë dhe fatin e qeverisë për 4 vitet e ardhshme.


Shtuar 24.04.2021 08:35