Sot dita e 5 e zjarrit në Malin e Tomorrit, digjen 23 hektarë pyje

Sot është dita e pestë që kur ka rënë zjarr në Malin e Tomorrit, dhe akoma flakët nuk janë shuar. Disa vatra janë drejt normalizimit, por të tjera po përhapen më shumë dhe era është ajo që po i favorizon.

Ndërkohë vijon puna për fikjen e tyre me helikopterë dhe me ndihëmën e banorëve të fshatrave përreth.

ADZM Berat ka konfirmuar se deri më tani janë djegur rreth 23 hektarë pyll me pisha si dhe janë djegur disa vendbanime të kafshëve të egra./albeu.com

 

Shtuar 2.07.2021 15:22