Soreca takim me ministen e Ekonomisë: E inkurajova të ketë në fokus veprimet kundër pastrimit të parave

Ambasadori i BE-së, Luigi Soreca ka zhvilluar takim me ministren e Ekonomisë dhe Financave Delina Ibrahimaj.

Soreca, përmes një postimi në Twitter shkruan se i ka dhënë disa këshilla, përfshirë këtu vënien në fokus të veprimeve kundër pastrimit të parave.

“Takimi i parë zyrtar sot me ministren e sapoemëruar të Financave dhe Ekonomisë Delina Ibrahimaj. Ndërsa Shqipëria po tregon shenjat e para të rimëkëmbjes, është thelbësore të dyfishohen përpjekjet për të çuar përpara agjendën e reformave dhe për të përmirësuar klimën e biznesit në Shqipëri.

Inkurajova ministren të ketë fokus të lartë në veprimet kundër pastrimit të parave, prioritet vendimtar në procesin e pranimit në BE. Thelbësore të përmbushen angazhimet për ndihmën makro-financiare prej 180 milion eurosh, dhe për të luajtur plotësisht rolin kryesor të Ministrisë në mbështetjen buxhetore dhe koordinimin e donatorëve”, shkruan Soreca./albeu.com


Shtuar 18.10.2021 17:29