Kanë mbetur vetëm 12 ditë nga mbajtja e zgjedhjeve parlamentare në Shqipëri.
Më 25 prill, shqiptarët do t’i drejtohen kutive zgjedhore për të votuar dhe zgjedhur qeverinë dhe kryeministrin e 4 viteve të ardhshme në Shqipëri.
Por si janë të dhënat e deritanishme për rezultatet që pritet të dalin pas zgjedhjeve?
Në sondazhin e mbajtur nga Albeu.com i cili është aktiv prej javësh dhe me një pjesmarrje rekord, rezulton se në rang kombëtar, votat të përkthyera në përqindje janë:
1- Koalicioni PD – Aleanca për Ndryshim 44.86 %
2- Partia Socialiste 42.03 %
3- LSI 8.55 %
4- Partia Socialdemokrate 2.06 %
5- Të Pavarur 0.27 %
Kliko KËTU për të marrë pjesë në sondazhin e hapur nga Albeu.com.
Sic mund t’a vini re, aleanca e krijuar nga kryedemokrati Lulzim Basha udhëheq prej ditësh rezultatin por vlen të theksohet që ka një rënie prej gati 4 % në rëzultatin e vetëm 3 ditëve më pare ndërsa PS ka një rritje të lehtë. /albeu.com/