Deri tani Shkodra udhëhiqet bindshëm nga koalicioni i PD-së në sondazhin që po zhvillon Abcnews.al, i cili ka aktualisht një pjesëmarrje rekord.
Sipas të dhënave paraprake të sondazhit, koalicioni i djathtë ka marrë 53.91% vota kundrejt 34.17% të PS.
Ndërkohë përsa i përket ndarjes së mandateve për deputet, kemi 6 mandate për PD, 4 për PS dhe një mandat që diskutohet mes PSD-së së Tom Doshit dhe LSI-së.
Në këtë rast kemi PD e cila është në kërkim të 7 mandateve për ta bërë Shkodrën të sajën.
Një nga figurat me pëlqyeshmëri më të lartë në Shkodër nga demokratët është Bardh Spahia me 43.81% të votave.
Nga kampi tjetër është Paulin Stërkaj i cili kryeson listën në PS. /albeu.com/