Sokol Mjacaj dhe Ilir Kupa, kundër vendosjes në regjimin 41 Bis

Ekzekutuesi i Arben Lleshit brenda burgut të Sigurisë së Lartë të Peqinit, Sokol Mjacaj, ka ankimouar në Gjykatën e Posaçme, futjen e tij në regjimin “41 Biss”.

Raportohet se GJKKO ka hedhur shortin ku gjyqtar i çështjes është caktuar Erion Bani.

Kujtojmë se Mjacaj vetëm pak minuta pasi mësoi lajmin se ministri i Drejtësisë, kishte vendosur futjen e tij në “41 biss”, kreu vrasjen, dyshohet përkundrejt pagesës.

Pas ngjarjes gjykata e Elbasanit i komunikoi tjetër masë arresti në burg Mjacajt, të dënuar përjetë për vrasjen e dy turistëve çek në 2015 në Prekal të Malësisë së Madhe.

Gjithashtu, Prokuroria e Elbasanit, ka ngritur akuzë për të dënuarin e dytë me dyshimet se është përfshirë në vrasjen e Arben Lleshit, pas Sokol Mjacajt.

Ka dyshime që Indrit Shaqja, që mbeti i plagosur edhe vetë nga të shtënat me armë zjarri, të ketë qenë përfshirë në planin e Mjacajt.

Përveç këtij të fundit, kërkesë për daljen nga “41 biss” ka bërë edhe Ilir Kupa, i dënuar për 25 vite burg për veprat penale të grabitjes me armë në kuadër të grupit të strukturuar kriminal, pjesë së bandës së “Babagjyshëve” të cilët grabisnin argjendari.

Gjyqtari i shortuar që do shqyrtojë kërkesën e Kupës është Erion Çela.


Shtuar 9.01.2024 13:40