Soko tregon zgjidhjen se si mund të ulet çmimi i naftës

Eksperti i ekonomisë, Pano Soko, në një lidhje me Skype me emisionin ‘Log.’ në Abc të gazetarit Endri Xhafo, ka komentuar reagimin e kryeministrit Edi Rama për kontrollonin e çmimeve të karburanteve.

Soko tha se sot shqiptarët nuk kanë nevojë për transparencë, por për ndërhyrje.

Siaps Sokos një zgjidhje është pezullimi i përkohshëm i taksave, çka do të sillte direkt në momentin që flasim një ulje prej 36 lekësh të reja për çmimin e naftës.

“Unë e shoh të gjithën si përpjekje për të shfryrë situatën sociale. Mua më bën të besoj se nuk do të ketë një ndihmë në këtë pikë. Problemi nuk është bërja transparente, kjo duhet bërë çdo ditë nga ana e shtetit, ne paguajmë institucione. Ne kemi nevojë për ndërhyrje, ajo duhet të jetë fiskale. Ndoshta jo me heqje taksash, por me pezulim taksash. Çmimi do të zbriste me 36 leke të reja”,  tha Soko. /Abcnews.al


Shtuar 10.03.2022 22:19