Sociologu Maloku rrëfen takimin me Fetullah Gylenin: Më bëri përshtypje…

Sociologu Fadil Maloku, i ftuar në studion e emisionit “Log.” në News24 ka folur për figurën e Fetullah Gylen, pasi ky i fundit ndërroi jetë vetëm disa ditë më parë.

Maloku e përshkroi lëvizjen që Gylen përfaqësonte si një ofertë të vlefshme në kontekstin global, duke e theksuar rëndësinë e vlerave të humanizmit, filantropizmit, tolerancës dhe harmonisë që ai predikoi.
“Lëvizja që përfaqësohet me Gylenin është një e mirë në këtë tryezën globale,” tha ai.

Maloku, i cili kishte pasur mundësinë ta takonte personalisht Gylenin, e quajti këtë përvojë një privilegj. Ai ndau detaje nga takimi, duke theksuar thjeshtësinë dhe modestinë e tij. “I kisha përgatitur disa pyetje paraprakisht dhe ajo që ishte më mbresëlënëse ishte thjeshtësia dhe modestia e tij. Kam parë se kishte një krevat të thjeshtë, nuk kishte mbrojtje të veçantë. Ishte mikpritës dhe dashamirës,” tregoi Maloku.


Shtuar 26.10.2024 12:47

Tags: ,