Socialisti gris teserën e PS-së në sy të Bashës në Paskuqan

Sa herë që jemi në prag fushate, ndodh që mbështetës së një partie te ndryshojne kahun dhe te kalojne ne kampin kundershtar.

Kjo gje ka ndodhur edhe gjate takimit qe kreu u Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka pasur me banoret ne Paskuqan.

Gjatë një takimi elektoral në këtë zonë, Basha është pritur nga qytetarët ku edhe është njohur me problematikat dhe shqetësimet e tyre.

Nuk kanë munguar edhe qytetarët mbështetës të Partisë Socialiste, por që janë shprehur të zhgënjyer nga kjo forcë politike.

Një prej qytetarëve mbështetës i socialistëve, ndërsa u shpreh i zhgënjyer, grisi teserën e PS, duke theksuar se do t’i bashkohet PD-së për ndryshimin e të ardhmes.

“Unë jam një anëtar i PS deri më sot dhe nuk kam gjetur asnjë zgjidhje. Prandaj unë sot kam vendosur të bashkohem me ndryshimin ti bashkohem PD që të vazhdojmë rrugën përpara. Sot në prezencën tënde do gris këtë teserë partie sepse nuk ka më vlerë”, u shpreh qytetari.


Shtuar 14.04.2021 16:56

Tags: ,