Snapchat zhgënjen me risitë e fundit, përdoruesit shpërthejnë në kritika

Një nga veçoritë e reja të abonimit në Snapchat+ është Ghost Trails, e cila u mundëson përdoruesve të kontrollojnë historikun e vendndodhjes së miqve të tyre për 24 orët e fundit.

Disa nga veçoritë e tjera të disponueshme me shërbimin e ri të abonimit përfshijnë aftësinë për të ndryshuar ikonën e aplikacionit Snapchat, për të parë se kush e rishikoi një histori dhe për të vendosur një mik në krye të historisë së bisedës si “BFF”.

Të gjitha këto veçori janë ekskluzivisht të disponueshme me Snapchat+, i cili u lançua në fund të qershorit si pjesë e planeve të Snap për të diversifikuar burimet e tij të të ardhurave.

Një abonim në Snapchat+ kushton 3,99 dollarë në muaj.

Me veçoritë ekskluzive të modelit të abonimit, kompania po përpiqet të rrisë popullaritetin e saj në mesin e përdoruesve të rinj.

Përdoruesit janë shfaqur të zhgënjyer nga fakti se do t’i duhet të paguajnë para për fare pak opsione të reja.

Shumë përdorues kanë shpërthyer në kritika duke thënë se ndihen të përgjuar nga aplikacioni dhe të pasigurt për privatësinë e tyre.