SKANDALI/ Zv.ministrja e Brendshme merrte ryshfet për të punësuar në Administratë: Vetëm paguaj ti! (FOTO LAJM)

Janë zbardhur detaje të reja nga dosja e SPAK për urdhër arrestin e zv/ministres Rovena Voda. Voda është lënë në “Arrest Shtëpie” pas urdhër arrestit nga SPAK, pasi akuzohet për korrupsion.

Zv/ministrja Rovena Voda u ka premtuar Majlinda Hasanit dhe Florida Beut vende pune në DAP (Departamenti i Administratës Publike), në këmbim të shumave monetare.

Përveç saj, mësohet se në “arrest shtëpie” janë vendosur edhe Majlinda Hasani dhe Florida Beu.

“Nga veprimet hetimore të kryera për këtë proçedim penal në bashkëpunim me policinë gjyqësore të Drejtorisë së Policisë së Shtetit, janë siguruar dhe janë mbledhur provat konkrete, nga të cilat janë krijuar dyshime të arsyeshme se shtetasja Rovena Voda, në cilësinë e Zëvendësministres në Ministrinë e Brendshme, ka pranuar dhe ka marrë përfitime monetare dhe përfitime materiale të padrejta nga shtetaset Majlinda Hasani dhe Florida Beu. Përfitimet monetare dhe materiale të padrejta në këtë rast janë dhënë dhe janë pranuar me qellim që shtetasja Rovena Voda te ushtronte ndikim të paligjshëm te persona të tjerë që ushtrojnë funksione publike, për të favorizuar në mënyrë të padrejtë shtetasen Florida Beu, në mënyrë që kjo e fundit të emërohej punonjëse në shërbimin civil në kategorinë ekzekutive…”-njofton SPAK.

vijon… /albeu.com/

 

Shtuar 13.07.2021 21:03