Skandali te Onkologjiku/ Mjekët pritet të njihen sot me masën e sigurisë në GJKKO

Ditën e sotme, mbahet seanca e radhës në GJKKO për 7 mjekët dhe infermierët e spitalit Onkologjik të Tiranës.

Raportohet se seanca gjyqësore do të nisë në orën 11:00.

Stafi i këtij spitali, akuzohet se detyronte pacientët që të trajtoheshin në klinika private.

Mjekët e repartit Onkologjik në QSUT, Edmond Gashi, onkologia Alketa Pere, nëndrejtoresha Brikena Qirjazi dhe katër zyrtarët shtetërorë e privatë pritet të dalin sot për masë sigurie në GJKKO.

Kujtojmë që SPAK, ka nisur edhe hetimin pasuror ndaj tyre. Prokuroria e Posaçme, ka kërkuar nga hipotekat dhe bankat e nivelit të dytë informacion për asete, apo pasuri për të gjithë mjekët dhe zyrtarët e Onkologjikut.

Nga hetimi i kryer nga prokuroria, ka rezultuar se pacientëve të diagnostikuar me tumor nuk u jepej trajtimi i duhur mjekësor dhe më pas drejtoheshin në klinika private.

Po ashtu, janë konstatuar raste të blerjes së ilaçeve me vlera të konsiderueshme për kimioterapi, nga farmaci të cilat këto medikamente i tregtonin pa pullën fiskale dhe me kod të prishur, duke krijuar dyshimin në lidhje me autenticitetin e këtyre barnave.

Prokuroria thotë se në Spitalin Onkologjik, u instalua një Aparaturë Kobalto-Terapie për trajtimin e të sëmurëve të diagnostikuar me sëmundje tumorale dhe sidomos të sëmundjeve të kancerit të lëkurës.


Shtuar 24.07.2024 10:21