Skandali me rrjedhjen e listës së pagave, Prokuroria jep pretencën, çfarë dënimi kërkon për 4 të akuzuarit

Prokuroria e Tiranës ka dhënë sot pretencën për 4 të akuzuarit për publikimin e listës së pagave një vit më parë.

Sipas Panorama TV, Prokuroria ka ngritur akuza për shtetasit Eni Qirjako, Andi Agaraj, Klodian Sota dhe Endri Ikonomi për veprat penale “shpërdorim detyre” dhe korrupsion të zyrtarëve që ushtrojnë funksione publike.

Më konkretisht organi i akuzës kërkon dënimin e Eni Qirjakon, Klodian Sotën dhe Endri Ikonomin me 16 muaj burg, e cila të konvertohet në shërbim prove për 32 muaj.

Ndërsa për Andi Agarajn prokuroria kërkon dënimin me 36 muaj burg, por në aplikim të nenit 59 të Kodit penal, kërkon vënien në provë për një periudhe prej 4 vitesh.