Stadiumi i Laçit është bërë përsëri arenë e një skandali të turpshëm gjatë ndeshjes së sotme mes Laçit dhe Parizanit. Në tribunat e këtij impianti, që në teori duhej të ishte i boshatisur, ka pasur me dhjetëra mbështetës të skuadrës vendase. Por ky nuk ishte problemi më i madh.
Pas përfundimit të pjesës së parë, teksa skuadrat po largoheshin nga fusha e lojës, një nga personat e pranishëm në tribunë ka goditur me shishe uji në kokë trajnerin e portierëve të Partizanit, Ilir Bozhiqi, i cili është njëkohësisht edhe trajner i portierëve në radhët e Kombëtares shqiptare.
Një moment që alarmoi për disa çaste të pranishmit, pasi Bozhiqi u shfaq i tronditur nga goditja që kishte marrë dhe u gjunjëzua në fushë. Për fat të mirë, ai u ngrit dhe u fut vetë në dhomat e zhveshjeve të impiantit kurbinas, ku ngjarje të tilla duket se kanë filluar të rishfaqen sa herë që skuadra vendase nuk arrin rezultatet që dëshiron.