Skandal në Greqi! Banorët vënë alarmin: Zjarret po i ndezin policët

Greqia po lufton me flakët të cilat kanë shkaktuar dëme të mëdha materiale dhe po rrezikojnë jetë njerëzish.

Një banor i Atika-s, ka denoncuar 3 persona të veshur me uniforma policie të cilët kanë hedhur kimikate pranë flakëve duke i bërë që të përshkallëzohen.

Ai thotë se ka parë 3 personat teksa hynin në një shtëpi dhe merrnin disa shishe e më pas shkonin në drejtim të pyllit.

Banori i ka ndjekur nga prapa dhe ka konstatuar që “policët” po hidhnin diçka të lëngëshme tek zjarret duke bërë që flakët të marrin përmasa më të mëdha.

 


Shtuar 5.08.2021 20:11