“S’jemi palë, por partner!” Palmer: SHBA mbështet fuqishëm dialogun Kosovë-Serbi

Zëvendësndihmës Sekretari i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Mattheë Palmer, gjatë ditës së dytë të vizitës së tij në Kosovë tha se SHBA e mbështet fuqishëm dialogun Kosovë-Serbi.

Ai tha se në dialog, SHBA nuk është palë, por partner që ka synim avancimin e marrëdhënieve ndërmjet të dy vendeve.

“ShBA- ja e mbështetë fuqishëm dialogun. Ne nuk jemi palë më dialog po partnerë duke punuar edhe me Beogradin edhe me Prishtinën. Bashkë do të mbështesim dhe avancojmë qëllimin e avancimit të tyre. Pres të punoj me Miron dhe ekipin e tij për të çuar para procesin dhe për të arritur procesin për progresin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë”, tha Plamer./albeu.com


Shtuar 1.06.2021 11:47