Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur pak minuta më parë në autostradën Levan–Tepelenë, ku si pasojë e kësaj janë plagosur dy persona. Një automjet tip “Ford” është përplasur me një automjet tjetër teksa lëviznin në korsi të kundërta.
Të plagosurit janë dërguar drejt Spitalit Rajonal të Fierit, ku po marrin ndihmën e specializuar mjekësore. Policia ka shkaur menjëherë në vendngjarje dhe po heton më shumë mbi shkaqet dhe rrethanat e aksidentit.
Të lidhura
None found
