Polonia po dërgon 500 policë në kufirin e saj me Bjellorusinë për shkak të “situatës së tensionuar” atje, tha ministri i brendshëm polak Mariusz Kaminski.
Sipas Gardës Kufitare Polake, 187 persona u përpoqën të kalonin në Poloni ilegalisht nga Bjellorusia dje.
“Për shkak të situatës së tensionuar në kufirin me Bjellorusinë, kam vendosur të forcoj forcat tona me 500 policë polakë nga njësitë parandaluese dhe kundër terrorizmit”, shkroi Kaminski në Twitter.
W związku z napiętą sytuacją na granicy z ??, podjąłem decyzję o wzmocnieniu naszych sił grupą 500 funkcjonariuszy @PolskaPolicja z oddziałów prewencji i kontrterrorystami. Dołączą oni do 5000 funkcjon. @Straz_Graniczna i 2000 żołnierzy pilnujących bezpieczeństwa tej granicy ??
— Mariusz Kamiński (@Kaminski_M_) July 2, 2023
Ata do të bashkohen me 5000 roje kufitare dhe 2000 ushtarë që ruajnë sigurinë e këtij kufiri.
Kujtojmë që grupi “Wagner” ka shkuar në Bjellorusi, pasi dështuan në grushtin e tyre të shtetit nëRusi ndaj Vladimir Putin.