Situata me banorët e “5 Majit”, Rama: Disa kanë marrë më shumë se u takon (FOTO LAJM)

 Situata me banorët e “5 Majit”  për shembjen e banesave që preken nga procesi i rindërtimit është një nga problemet që Qeveria do të duhet t’i japë zgjidhje.

Një përgjigje për këtë e ka dhënë kryeministri, Edi Rama i cili ka replikuar me një qytetar në rrjetet sociale ku shkruan se banorëve të “5 Majit” u është dhënë haku dhe madje disa prej tyre kanë marrë edhe më shumë nga se u takon.

“Ndërsa une besoj se tek 5 maji te gjitheve u eshte haku qe u takon dhe disave madje edhe me shume se sa u takon, prandaj tani duhet vetem durim dhe besim.

Sepse njesoj sic po ndodh me te tere ata qe po perfitojne nga Rindertimi, do ndodhe edhe me ju atje, ndersa ate pjesen e votimit mos e thuaj te pakten, jo per mua, po per tere ata qe u vrane, u burgosen, u privuan nga e drejta e votës”, shkruan Rama. /albeu.com


Shtuar 3.02.2022 11:42