Mjeku Tritan Kalo ka rrëfyer mëngjesin e sotëm situatën aktuale në spitalin COVID1. Kalo thotë se numri i të shtruarve ka rënë, por ende ka rrugë deri në shpalljen e fitores.
Kalo apelon për ruajtjen e masave anti-covid, përfshirë edhe pranimin e vaksinimit kur vjen radha.
POSTIMI I PLOTË I MJEKUT:
Kohë kovidiane…. 11.04.2021…. Dita e punës fillon herët në Shërbimin e Sëmundjeve Infektive të QSUNT/Covid-1….Turni i parë është aty duke u përkujdesur me dashuri e profesionalizëm, për të së prekurit nga forma të rënda të infeksionit Sars-Cov2/Covid-19….Mosha e të shtruarve varion nga 31-72 vjeç, me ose pa sëmundje bashkëshoqëruese….
Numuri i të shtruarve vërtet ka rënë kohët e fundit, fatmirësisht edhe humbjet e jetëve të të prekurve nga kjo “flamë mbarëbotërore”, por kemi ende udhë për të bërë deri sa njëzëri të thërrasim FITORE!!!….
Në ndërkohë miq, të afërm, kolegë e bashkëkombas mos e nënvlerësoni efektshmërinë e trinomit të masave: MHD (Maskë, Higjenë personale e kolektive, Distancim fizik kur dhe ku është e mundëshme), si dhe mundësinë e të Vaksinuarit me rastin më të parë që ju ofrohet….T’i mundësojmë vetes një jetë me sa më pak rrezikshmëri nga virusi jetëlëndues e jetëmarës i Sars-Cov2/Covid-19….Përkushtimi, Puna, Profesionalizmi dhe Përkujdesja e jonë ndaj jush KURRË nuk do të mungojë…Together forever!!!
Shqipëria është në një fazë më të lehtë të situatës me COVID19. Numri i të shtruarve në spitale ka rënë dhe po ashtu numri i të infektuarve. Dje u shënuan 360 raste të reja dhe 6 viktima, ndërsa edhe vaksinimi po ecën me ritme të shpejta. Deri më tani janë vaksinuar rreth 250 mijë qytetarë përfshirë bluzat e bardha, policët dhe mësuesit.