Siguroi i vetëm 73 mandate, Rama i qetë e i buzëqeshur niset drejt Kryeministrisë (FOTO LAJM)

Kryeministri Rama duket i qetë dhe i lumtur me rezultatin e deri tanishëm në Shqipëri ku ka fituar bindshëm 73 mandate në të gjithë vendin.

Mëngjesin e sotëm, kryeministri  Rama ka shkuar  në selinë e Partisë Socialiste.

I veshur me të zeza dhe me maskë, kryeministri i bëri me shenjë gazetarëve shenjën e “OK”.

Rama ka siguruar të paktën 73 mandate në të gjithë vendin ndërkohë janë numëruar 90 % të votave në të gjithë vendin duke lënë pas PD me 59 mandate, LSI 5 mandate e PSD 3 mandate. /albeu.com/

 

 


Shtuar 27.04.2021 09:12