Nuk do t’i pëlqejë Metës! PS i merr mandatin LSI në Berat

Kur kanë mbetur edhe 2 kuti për t’u numëruar në Qarkun e Beratit, Partia Socialiste është duke kryesuar në këtë qark.

Socialistët aktualisht numërojnë 41.700 vota, Partia Demokratike 22.700 dhe Lëvizja Socialiste për Integrim 8.350.

“Ishte një mandat sakrifice dhe emocioni, kam vite që merrem me politikë, ka qenë fushata më emocionuese me një nerv të jashtëzakonshëm…”

Ministri Blendi Klosi  mëngjesin e sotme u shpreh i gëzuar për fitimin e mandatit të 5, ndërsa theksoi se ishte një fushatë emocionuese dhe me sakrificë.

“Ka qenë një betejë e gjatë që garon që nga viti 201. Një garë e vështirë, intensive por edhe në ditët e numërimit të votave ishte shumë e vështirë, pasi gjatë gjithë kohës ishim të humbur dhe arritëm të rikuperoheshim.
Për këdo që e di fushatën elektorale e di shumë mirë që ka një rregull në këtë aspekt, udhëzimet e KQZ e përcaktojnë që hapen kutitë më të vogla tek ato më të mëdha, ne këtë parim ndoqëm, prandaj ndodhi ndryshimi se tre bashkitë, Berat, Kuçovë, Urë Vajgurore iu përgjigjën në mënyrë spektakolare mandatit tonë të pestë që na çuan në një fitore të jashtëzakonshme.
Gjithë kohën kemi qenë në garë për mandatin e pestë, e gjithë struktura do të mobilizohej. Doja të shprehesha që në këtë moment, ishte një mandat sakrifice dhe emocioni, kam vite që merrem me politikë, ka qenë fushata më emocionuese me një nerv të jashtëzakonshëm, thirrje për sakrificë”, tha Klosi.

Shtuar 27.04.2021 09:04