Si “u zgjua” Shkodra mëngjesin e sotëm, pamje “apokaliptike” nga pedonalja e qytetit (VIDEO)

Shkodra është përmbytur gjatë natës nga reshjet e dendura të shiut.

Rrugët e kryeqendrës së veriut janë mbuluar nga uji dhe pedonalja thuajse është kthyer në një “lumë të rrëmbyeshëm”, duke sjellë kështu probleme me lëvizjen e qytetarëve.

Ndërkohë fatmirësisht sinoptikanët kanë parashikuar përmirësim të ndjeshëm të kushteve të motit gjatë ditës së sotme.

Ndërkohë në pamjet e mëposhtme duket pedonalja e qytetit, e cila është e “zhytur” nën ujë./albeu.com/