Përmbytet Shkodra gjatë natës, pedonalja kthehet në “lumë të rrëmbyeshëm”

Shkodra është përmbytur gjatë natës nga reshjet e dendura të shiut.

Rrugët e kryeqendrës së veriut janë mbuluar nga uji dhe pedonalja thuajse është kthyer në një “lumë të rrëmbyeshëm”, duke sjellë kështu probleme me lëvizjen e qytetarëve.

Ndërkohë fatmirësisht sinoptikanët kanë parashikuar përmirësim të ndjeshëm të kushteve të motit gjatë ditës së sotme.