Hapi i parë: Eksfoljimi
Merrni një sasi të vogël vaj ulliri, aplikojeni në të gjithë trupin dhe lëreni të veprojë për 15 minuta. Më pas bëni një dush me ujë sa më të ngrohtë, në rast se keni probleme me venat varikoze këshillohet ujë i vakët. Fërkoni zonat ku keni shenja celuliti me ndihmën e një sapuni neutral dhe një sfungjeri vegjetal. Ky trajtim eksfoljues eleminon qelizat e vdekura të lëkura dhe hap poret duke lehtësuar në këtë mënyrë penetrimin e trajtimit anticelulit.
Hapi i dytë: Limon dhe vaj ulliri
Për të realizuar hapin e dytë të këtij trajtimi duhet që të përdorni vaj ulliri ekstra të virgjër dhe limonë të cilët kanë lëkurë të pastër, sepse ky është edhe elementi kyç që siguron efektivitetin e trajtimit. Merrni 10 kokrra limona dhe qërojini. Lëkurat e tyre shtojini në një vazo qelqi dhe mbulojini me vaj ulliri ekstra të virgjër. Më pas mbylleni hermetikisht dhe lëreni në një vend të freksët për 10-14 ditë. Pasi të ketë kaluar periudha e përcaktuar më lart, duhet të hapni vazon dhe të filtroni përzierjen. Këshillohet të përdoret vetëm në mbrëmjë pasi nëse e bëni gjatë ditës, acidi citrik rrezikon t’ju djegë lëkurën.
Hapi i tretë: Avokado
Avokado është një ndër burimet më të mira të acideve yndyrore Omega-3 të cilat ndikojnë drejtpërdrejt në parandalimin e shfaqjes së celulitit dhe strijave. Për vazhdimin e trajtimit ju nevojitet fara e avokados, të cila duhet t’i bluani në blender dhe t’i bashkoni me vajin e ullirit dhe limonit. Ruani përzierjen në frigorifer dhe aplikojeni 2 herë në javë duke e shoqëruar me lëvizje rrethore./albeu.com