Kjo është ngjarje që ndodh një herë në jetë dhe që çdo person nga Jugu i Floridës nuk ka menduar kurrë se mund ta shoh.
Ra dëborë.
Kjo është e gjitha ajo që ndodhi në 19 Janar të 1977. Për herë të parë dhe të fundit deri më sot, në Miami, Florida.
Bora nuk zgjati shumë, afërsisht vetëm një orë e gjysmë nga ora 8-9:30 e mëngjesit. Çfarëdo që binte shkrihej shpejt, por i ftohti ekstrem do të kishte ndikime të jashtëzakonshme.
Temperaturat nën zero sigurisht që shoqëruan borën (një nivel minimal u raportua në Aeroportin Ndërkombëtar të Miami). Kjo shkaktoi kërdi në të korrat lokale, me humbje të vlerësuara në 100 milionë dollarë vetëm në Dade County./albeu.com/