Dy fëmijët e mbytur ditën e sotme në liqenin e Prushit në Tiranë, të moshës 11 dhe 13 vjeç, janë vëllezër me njëri tjetrin.
Babai i tyre ka shkuar në vendngjarje menjëherë pasi polumbarët kanë arritur të nxjerrin nga uji trupat e pajetë të dy të miturve, ku ka humbur ndjenjat si pasojë e gjendjes së rëndë emocionale.
Vëllai më i madh, M.T ka tentuar të shpëtojë vëllain e vogël K.T i cili nuk kishte arritur të dilte nga liqeni ku ishin futur për t’u larë së bashku me dy fëmijë të tjerë të cilët dolën më herët nga uji.
Fëmijët kapeshin pas një litari dhe zhyteshin në ujë.
Në vendin ku janë mbytur të miturit është një litar i lidhur në pishë, të cilin e përdornin për t’u hedhur në liqenin ku humbën jetën.
Familja e të miturve raportohet të jetë në vështirësi ekonomike ndërsa nëna e tyre është diagnostikuar me probleme të shëndetit mendor./albeu.com