Si lindi Klea Rama? Ermes Hoxhalli: U bëra pjesë nga disa persona që njihja! Suksesi erdhi nga mbiemri

Ermes Hoxhalli i cili manipuloi institucionet shqiptare, duke u prezantuar si mbesa e kryeministrit është pyetur sesi lindi Klea Rama. Në një intervistë për Top Channel. Ai thotë se e ndjen veten fajtor në një pjesë të gjësë, që është pjesë e baltës, por sipas tij gjithë të tjerët që kanë qenë në lëvizje të këtij personazhi dhe duhet të jenë para drejtësisë.

Dëshmitë e mbledhura nga zyrtarë të Ministrisë së Arsimit, drejtues shkollash, si dhe zyra vendore arsimore, zbulojnë përpjekjen që Ermesi kishte përmes personazhit surreal “Kleas” të ndërhynte për projektet e tij në lidhje me teatrin. Pra, qartazi janë zhvilluar dy projekte paralelisht nga Ermesi me Ministrinë e Arsimit, një në skemën e Klea Ramës dhe një me emrin e vetë, kërkesë e dërguar për miratim elektronikisht një javë më vonë pas emailit për “Let’s talk together about United States”, po në shtator të vitit 2023.

Pjesë nga intervista:

Tani është momenti për të folur për çështjen që ka rrëmbyer vëmendjen e opinionit publik, e ka shokuar për nivelin ku mund të shkojë shkalla e mashtrimit. Por më shumë se për personazhin që kishe krijuar, sesa për faktin se sa lehtë depërtohet mbi institucionet shqiptare. A mund të na tregosh se si lindi Klea Rama?

Ermes Hoxhalli: Unë do t’ju them që nuk kam unë autorësinë e këtij personazhi.

Por ju jeni i dënuar, keni kryer burg për këtë vepër.

Ermes Hoxhalli: Patjetër që kam kryer, por kjo nuk do të thotë që drejtësia është perfekte.

Ermes Hoxhalli: Unë e ndjej veten fajtor në një pjesë të gjësë, jam pjesë e baltës. Gjithë të tjerët që kanë qenë në lëvizje të këtij personazhi duhet të jenë para drejtësisë. Por u morën vetëm me mua dhe vulat që kisha bërë prej Ambasadës. Kaq. Dhe unë, një çmenduri që e bëra atë gjë. Nuk janë analizuar thelbi, detajet, motivet. Mbylleshin seancat brenda 5 minutash, sa për të mbyllur një dosje dhe për të kaluar në një tjetër.

Kush duhet të jetë para drejtësisë përveç teje?

Ermes Hoxhalli: Kjo gjë ka lindur në Ministrinë e Arsimit dhe ka rrjedhur më pas në të gjithë institucionet e tjera arsimore. Duhet të përgjigjen së pari zyrtarët e ministrisë se si është mundur që është futur ky projekt. Institucionet me të cilat unë jam ende në proces gjyqësor nuk kanë hedhur dritë mbi të vërtetën.

Por ti je i dënuari i vetëm, Ermes. Si e pranove kaq lehtë kur nuk ke qenë vetëm?

Ermes Hoxhalli: Drejtësia për mua është ndërgjegje. Edhe unë nuk e di se si ata flenë gjumë, si jetojnë me këtë barrë mbi supe. Se unë e kam hequr tashmë nga vetja ime.

Por si u bëre pjesë? Si nisi?

Ermes Hoxhalli: U bëra pjesë nga disa persona që njihja.

Si e perceptoje, të dukej si një lojë, si një idealizim i dikujt që do doje të ishe?

Ermes Hoxhalli: Jo si një lojë, por si një marrëdhënie merr edhe jep për diçka si kjo që u bë.

Përfitimi ishte monetar, emocional, të ishe pranë njerëzve me rëndësi?

Ermes Hoxhalli: Një mori e të gjithave, pak nga të gjitha. Mbase kjo do më hapte dyert, sepse unë nuk i kam pasur dyert gjithmonë të hapura.

Mund të na tregosh, duke u rikthyer në hapat e parë në përfshirjen në këtë skemë, cili ka qenë roli yt?

Ermes Hoxhalli: Roli im? Ka qenë editimi i disa vulave, posterave, fotove, email-eve.

Emaile që kishin përmbajtje? Me kë flisje, drejtues shkollash, përfaqësues të Ministrisë?

Ermes Hoxhalli: Emailet kanë qenë thjesht një formë shumë institucionale me përmbajtje, pra e tipit shkresa, orare, dokumente… jo marrëdhënie konfidenciale me këta drejtues, siç e përmendët ju.

Si arritët të përfshinit shkollat në rang kombëtar?

Ermes Hoxhalli: Me urdhër nga Ministria.

Si arritët të bindnit Ministrinë, vetëm me faktin se u prezantuat si mbesa e kryeministrit?

Ermes Hoxhalli: Është dhënë urdhri brenda tre ditësh. Si ka mundësi që jepet urdhri kaq shpejt?

Pse mendove se duhej krijuar ky identitet i Klea Ramës?

Ermes Hoxhalli: Për mbiemrin që kishte.

Ermes Hoxhalli: Sigurisht që pati efekt. Por që dhe Ermes të ishte aty e të vinte nga ministrja, sigurisht do të kishte efekt. Nga zv.ministrja e institucionet, pastaj të gjitha shkollat janë të detyruara ta zbatojnë si gjë. Ideja është jashtëzakonisht e mirë, por mënyra e gënjeshtërt që është paraqitur është e gabuar, sepse unë jam marrë paralelisht me projekte kombëtare në bashkëpunim me Ministrinë tjetër.

Ermes Hoxhalli: Sigurisht që ka pasur, si mendon se mund të flasësh mbi një vit dhe nuk do të kesh telefonata me zë?

Pse duhej të falsifikoje vulat e Ambasadës?

Ermes Hoxhalli: Për ta bërë procesin sa më të besueshëm.

Çfarë mendove në atë moment… apo nuk e mendove gjatë?

Ermes Hoxhalli: Shiko, kur njeriu gjendet përballë një gjëje të mirë dhe që për të shkuar te ajo duhet të kalojë në pengesa shumë të këqija, gënjehet nga e mira dhe detyrohet ta bëjë pa e menduar në mënyrë të ftohtë.

Pra e besoje që studentët do shkonin me bursë, do udhëtonin drejt Amerikës?

Ermes Hoxhalli: Isha unë ai që bëra vulat dhe e dija që s’do shkonin diku.

Ermes Hoxhalli: Jo, testet vinin nga Ministria apo nga QSHA, mos gabofsha, kishin eksperiencë me provimet e maturës.

Kur u trembe? Kur e kuptove çfarë po bëje?

Ermes Hoxhalli: Kur isha pjesë e saj dhe kjo gjë po bëhej shumë e madhe.


Shtuar 14.12.2025 22:25