Si është të ecësh me taka në rërë? Shikoni si i përgjigjet Bora Zemani, fanses!

Moderatorja Bora Zemani, mbrëmjen e sotme ka postuar një foto nga plazhi. Ajo është veshur me pantallona xhins, një bluzë shumë elegante dhe sandale me takë.

Në foto nuk kanë munguar as komentet e tipit “Si është të veshësh taka në rërë?”

Bora, e cila sigurisht nga veshja duket që nuk ka shkuar në plazh, i është përgjigjur: “Nuk isha në plazh, dola sa për foto”.

Mesa duket, moderatorja ka xhiruar në plazh një nga episodet speciale të Për’puthen, ku është shprehur se do të jenë të ftuar të gjithë pjesëmarrësit e emisionit, për të diskutuar tema që kanë mbetur pezull./albeu.com


Shtuar 24.05.2021 22:11