Shumë shtete europiane pezulluan AstraZenecën, ç’vendim merr Shqipëria?

Pavarësisht se shumë shtete europiane, kanë pezulluar marrjen e vaksinës nga kompania europiane AstraZeneca, Komiteti Kombëtar i Imunizimit ka vendosur vijimin e vaksinimit me këtë vaksinë në Shqipëri.

Lajmi është bërë me dije nga ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu e cila deklaroi  se nuk ka përqindje të lartë të refuzimit për marrjen e kësaj vaksine, duke theksuar se nuk është me detyrim dhe se ata që nuk e marrin tani mund të vaksinohen edhe më vonë.

“Aktualisht nuk ka pasur përqindje alarmante pasi bëhet një vlerësim para se të kryhet vaksina. Shihet gjendja e mësuesve, nëse mjeku klasifikohet për bërë vaksinën.  Vaksina nuk është e detyrueshme por është e këshillueshme. Dje ka pasur një mbledhje të Komitetit Kombëtar të Imunizimit që ka vendosur vijimin e procesit të vaksinimit”, tha Manastirliu.

Kryeministri Edi Rama tha dje se në Britaninë e Madhe po kryhen milion vaksinime dhe nuk ka pasur probleme. /albeu.com/


Shtuar 17.03.2021 12:00