Emiljano Shullazi merr një avokate amerikane për t’u mbrojtur përballë akuzave të drejtësisë shqiptare.
Por sot mësohet se Gjykata e Apelit ka shtyrë seancën për Shullazin dhe katër anëtarët e tjerë të grupit.
Aktualisht gjyqtarë në apelin e posaçëm për Shullazin janë të caktuar nga KLGJ Artur Kalaja, Astrit Kalaja dhe Miliana Muça. Avokatët mbrojtës së Shullazit kanë kërkuar përjashtimin e Miliana Muçës, por kjo kërkesë është rrëzuar.
Kujtojmë se në apelin e posaçëm, procesi ishte i bllokuar qe prej janarit, 2019. Para disa muajsh pasi Shullazi u shpall fajtor në shkallën e parë, e apeloi dënimin, por deri më sot nuk është zhvilluar asnjë seancë. Shkak i shtyrjeve kryesisht kanë qenë kërkesat e avokatëve për largim të gjyqtarëve nga trupa, apo dhe dorëheqjet e vetë gjyqtarëve.
Në këtë proces janë dorëhequr 10 gjyqtare nga gjykimi dhe 20 janë të larguar me kërkesë të të pandehurve Shullazi, Dani etj pasi kishin konflikt interesi apo kishin marre pjesë në gjykime të bashkëlidhura me çështjen.
Emiliano Shullazi është një personazh i njohur për policinë kriminale në vend, por veçanërisht në kryeqytet dhe në Durrës. Në këto qytete ai ka qenë i dyshuar për aktivitete të ndryshme kriminale.