Seanca për ish-ministrin e Mbrojtjes, Fatmir Mediu, është shtyrë në Gjykatën e Posaçme për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.
Mediu akuzohet për shpërdorim detyre nga SPAK.
Gjykata më herët i ka kërkuar policisë të njoftojë Mihal Deligjorgjin dhe Dritan Minxollin, të cilët kërkohen si dëshmitarë, por ende nuk janë gjetur adresat e tyre.
Ish-ministri i Mbrojtjes, nën akuzë për shpërdorim detyre kërkoi që të mos heshtet dhe që dëshmitarët të vijnë në gjykatë të flasin.