Shtohet misteri në Sarandë, policia me version të ri për kokën e gjetur

Shtohet misteri pas gjetjes së trupit në Xarrë të Sarandës.

Mbrëmjen e djeshme u gjet një kokë njeriu e groposur, e cila u dërgua në morg dhe pritet përgjigjja e ekspertizës mjeko-ligjor.

Por pas kërkimeve, ditën e sotme policia ka gjetur edhe mbetje të tjera kockore që dyshohet se i përkasin kokës së gjetur.

Por edhe pse fillimisht u dyshua se këto mbetje kockore mund t’i përkisnin njërit prej dy personave të zhdukur në prill, Leonard Thodhori dhe Fatmir Sulovari, policia duket se po heton edhe një pistë tjetër.

Dyshohet se janë mbetje të një çobani, edhe pse nuk jepen të dhëna më të detajuara.

Në vendin e ngjarjes ndodhen familjarët e Sulovarit , për të parë nëse mbetja trupore është e të afërmit të tyre.

Koka e cila u gjet mbrëmjen e të martës, ishte me inde të buta, çka i ka bërë ekspertët  të dyshojnë se ngjarja kriminale është e afërt, e disa muajve më parë.

Kujtojmë se Sulovari dhe Koçole u zhdukën në rrethana tejet të mistershme dhe dyshohet se ngjarja të ketë lidhje me veprimtarinë kriminale të personave në fjalë./albeu.com 


Shtuar 15.11.2023 12:47