Në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV u diskutua për djegien e pallatit të kompanisë “Arlis” afër farmacisë 10, dy ditë më parë, ku u dogjën mbi 30 apartamente dhe pati 11 të lënduar.
Gazetarët e ftuar në studio ngritën alarmin se nuk ka ekspertë që njohin këto materiale.
Të lidhura
None found
Pjesë nga biseda
Ferdinant Dervishi: Një kompani e huaj e ka prodhuar këtë material dhe e ka shitur si zjarrdurues. Shteti duhet të shkojë te kjo firmë. Nëse biznesmeni ka përdorur materiale më të lira, ose e ka vënë gabim është tjetër gjë. Por nëse kompania ka gënjyer duhet t’i shkojë fatura asaj kompanisë që ka sjellë materialin.
Andi Tela: Materiali i përdorur këtu është shumë i mirë, sepse ka qëllim izolimin termik dhe nuk ka nevojë që të riparohet. Por mënyra se si është vëndosur se si është punuar, pa specialitetin e duhur është gabim. Shteti nuk ka ekspertë që njohin këto materiale. Këtu çalon e gjitha te paaftësia. Zjarri është shkaktuar nga ajri dhe jo nga leshi i gurit.
Xhevahir Zhabina: Ky mendoj se duhet të jetë problemi. Ndërtuesi mori përsipër rindërtimin, pasi tha kryeministri. Prokuroria nesër mund të nxjerrë që duhen arrestuar edhe 15 të tjerë.
Andi Tela: Kostoja e atyre familjeve që kanë humbur shtëpitë është problemi. Dhe janë shumë pallate të tilla në Tiranë.
