Shtëpia plot me fara kanabisi, arrestohen 2 të rinj në Vlorë

Dy persona janë vënë në pranga nga policia në Vlorë, pasi ushtronin aktivitet kriminal në fushën e narkotikëve. Policia bën me dije se janë arrestuar shtetasit E. B., 29 vjeç dhe A. M., 20 vjeç, banues në Vlorë.

Arrestimi i tyre u bë pasi në lagjen “Pavarësia”, Vlorë, shërbimet e Policisë kanë kapur në flagrancë shtetasin E. B, duke i dorëzuar një sasi me fara kanabisi shtetasit A. M.

Gjatë kontrollit fizik të ushtruar ndaj shtetasit A. M. dhe kontrollit të ushtruar në banesën e shtetasit E. B., shërbimet e Policisë kanë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale, 1870 fara të bimës kanabis sativa dhe 2 aparate celular.

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë, për veprime të mëtejshme hetimore.


Shtuar 19.03.2021 09:00