Shtëpia e Bardhë mban sekret, Blinken dhe Austin vizitojnë Kievin

Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken dhe sekretari i Mbrojtjes Lloyd Austin pritet të vizitojnë ditën e sotme Kievin, dy muaj që prej fillimit të pushtimit të Ukrainës.

Vizita, e njoftuar nga presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskiy ditën shtunën, do të jetë e nivelit të lartë ndërsa Shtëpia e Bardhë ende nuk ka konfirmuar ndonjë vizitë nga Blinken dhe Austin.

Ndërkaq, Zelensky i pyetur se çfarë pret nga vizita e Sekretarit të Shtetit të SHBA Antony Blinken dhe sekretarit amerikan të mbrojtjes Lloyd Austin në Kiev të dielën.

“Pse është e rëndësishme e liderëve që vijnë tek ne? Unë do t’ju jap një përgjigje pragmatike; ata nuk duhet të vijnë këtu me duar bosh. Ne presim jo vetëm dhurata apo ëmbëlsira; ne presim gjëra specifike dhe armë. Kjo është arsyeja pse ne do të jemi në gjendje të arrijmë një marrëveshje me Shtetet e Bashkuara ose një pjesë të paketës së armatimit për të cilën kemi rënë dakord më parë. Kjo është arsyeja pse unë besoj se ky është një sinjal pozitiv,” u shpreh Zelensky.

“E njëjta gjë për liderët e vendeve të tjera; ata e dinë që ne i kemi diskutuar këto gjëra në heshtje, siç thonë diplomatët tanë, është diplomaci e qetë. Nuk më pëlqen shumë, por ekziston. Ne jemi të lumtur t’ju shohim, por ju lutemi na sillni ndihmën që kemi diskutuar, që keni ose që keni mundësinë të sillni” tha Zelensky. Ndërsa shtoi se “kjo është arsyeja pse vizita nga SHBA është shumë e rëndësishme”,albeu.com