Shqiptari vrau mësuesen britanike, babai udhëton për herë të dytë në Londër për ta takuar, Koci nuk del nga qelia

Babai i vrasësit të Sabina Nessa-s i është lutur djalit të tij të zbuloi arsyen e kryerjes së këtij krimi.

Por mësohet se Koci nuk ka pranuar të lërë qelinë për të takuar babain e tij.

36-vjeçari ka ndërprerë kontaktet me familjen e tij taksa tanimë vuan një dënim të përjetshëm për vrasjes e mësueses 28 vjeçare.

Tani, 12 muaj pas vrasjes, babai i tij, Bashkim Selamaj, ka zbuluar se ka udhëtuar dy herë në Angli për të parë djalin e tij, shkruan The Mirror.

Të dyja herët ai tha se Koci ndjehej shumë i turpëruar ta takonte.

Duke folur nga shtëpia e tij në Elbasan, 71-vjeçari u shpreh: “Koci ka një karakter të fortë. Tani ai po kupton se çfarë ka bërë dhe ka turp për veten e tij. Ky turp e pengon atë të takohet me mua ose motrën e tij që u përpoq ta takonte gjithashtu. Ai nuk dëshuron të më thotë pse e vrau atë vajzë. Do të doja të dija prej tij pse e bërëi këtë.”

Koci pranoi vrasjes e Sabinës në Cotor Park në Kidbrooke, në Londrën Juglindore, shtatorin e kaluar dhe u dënua me burgim të përjetshëm dhe duhet të vuajë të paktën 36 vjet./albeu.com