Shqiptari nga Kosova emërohet kryemjek në spitailn në Zvicër

Mjeku me prejardhje nga Kosova, Dukagjin Krasniqi, është emëruar kryemjek në Klinikën Rehabilituese të Spitalit Kantonal të Lucernit në Wolhusen.

Lajmin për emërimin e tij e ka njoftuar mjeku kardiolog në Spitalin Kantonal të Lucernit në Zvicër, Florim Cuculi.

Ai është shprehur i kënaqur për rrugëtimin e suksesshëm të kolegut të tij.

Postimi i tij i plotë:

“Qe sot Dr Dukagjin Krasniqi eshte emeruar kryemjek ne kliniken e rehabilitimit te Luzerner Kantonsspital ne Wolhusen. Eshte kenaqesi qe Dukagjini e beri kete rrugetim te mbare. Nuk eshte lehte te perparosh ne kete menyre dhe eshte e qarte qe duhet mund dhe sakrifice. Une e kam perkrahur doktorin qe ne fillim dhe eshte bukur kur e shoh qe ia ka vlejte. Ne foto jemi ne janar te vitit 2019 ne Luzern. Urime i dashur dhe e di qe ky nuk eshte suksesi i fundit”./albeu.com/