Një 32- vjer shqiptar në Selanik ka shkaktuar panik në zonë pasi ka qëlluar me armë zjarri brenda pallatit në të cilin jetonte.
Mediat greke bëjnë me dije sa gjate momentit që qëllonte është të thotë me zë të lartë “thërrisni policinë, më dhunojnë gruan”.
Shqiptari ka qenë në një gjendje shoku, ndërsa pasi ka qëlluar ambientet e pallatit, ka shkuar në banesën e tij ku ishin edhe tre fëmijët e mitur dhe ka nisur të qëllojë sërish.
Gjatë kësaj kohe, bashkëshortja e tij nuk ndodhej në banesë, pasi ishte në maternitet për të lindur fëmijën e tyre të katërt.
Pas këtyre veprimeve ai është larguar me makinën e tij, por gjatë rrugës ka pësuar aksident dhe është arrestuar nga policia.
Pas arrestimit, policia ka gjetur në banesën e tij 23 kg marijuanë, 1.2 kg kokainë dhe 16 ,mijë euro. Gjithashtu në pranga ka rënë edhe vëllai i tij 29-vjeçar.