Shqiptari goditet me thikë ndërsa po hapte lokalin e tij

Një 42-vjeçar shqiptar është plagosur me thikë në Itali, teksa ka qenë duke hapur lokalin e tij. Mediat italiane shkruajnë se shqiptari u qëlluar dy herë më thikë duke hapur lokalin “Seven Lounge bar”, në Momteçhio Moggiore.

Shqiptari është goditur në krah, nga një goditje që i ka shpuar mushkëritë dhe në këmbë, në lartësinë e kofshës. Më pas sulmuesi u zhduk, duke humbur gjurmët e tij.

Pavarësisht plagëve të rënda, operatori ka arritur t’i telefonojë një familjari që jeton jo shumë larg dhe ka dhënë alarmin. Ndërkohë policia po punon për kapjen e autorit.

 


Shtuar 29.04.2023 17:24